Ka ndodhur diskriminim ndaj jush shume here?

Ploteso formen tone me poshte dhe ne bejme raportin per ju.

Me shum per ne

Raporto është një platformë e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga Girls Coding Kosova, e përkrahur nga UNDP, UNICEF dhe Inspektorati i Punës. Kjo platformë shërben për raportimin e diskriminimit gjinor në fushën e IT-së. Të gjitha ankesat e marrura, në mënyrë diskrete dhe konfidenciale trajtohen nga Inspektorati i Punës deri në detaje. Nëse ndaj jush është bërë padrejtësi për shkak të gjinisë suaj prej ndonjë institucioni të lidhur me IT, qoftë institucion publik, qoftë institucion akademik ose edhe kompani private, plotësoni formularin më poshtë dhe ne ju garantojmë që ankesa e juaj do të shkojë në vendin e duhur.

RAPORTO DISKRIMINIMIN

Platforma Raporto është produkt i Girls Coding Kosova. Gjatë procesit të ndërtimit dhe mirëmbajtjes kjo platformë është përkrahur nga UNICEF-i dhe UNDP-ja, pasi ekipi i Girls Coding Kosova fitoj një projekt në garën UPSHIFT Transparency të mbështetur nga këto dy institucione.

Girls Coding Kosova synon të arrijë forcimin e vajzave në IT, përmes trajnimeve të ndryshme. Si pjesë e këtij qëllimi të përgjithshëm të GCK-së, është edhe përmirësimi I perceptimit të vajzave në IT. Projekti Raporto është në linjë me këtë qëllim, duke qenë se ndihmon në përmirësimin e ambientit të punës dhe studimit për vajzat që merren me IT.

Ploteso formen per raport

Emri dhe mbiemri

E-mail juaj

Institucioni

Numri i telefonit

Ju lutem shpjegoni ne detaje me poshte menyren e diskriminimit ndaj juve?