Ka ndodhur diskriminim ndaj jush shume here?

MË SHUMË PËR PROJEKTIN

MË SHUMË PËR GIRLS CODING KOSOVA

Girls Coding Kosova synon të arrijë forcimin e vajzave në IT, përmes trajnimeve të ndryshme. Si pjesë e këtij qëllimi të përgjithshëm të GCK-së, është edhe përmirësimi I perceptimit të vajzave në IT. Projekti Raporto është në linjë me këtë qëllim, duke qenë se ndihmon në përmirësimin e ambientit të punës dhe studimit për vajzat që merren me IT.

PSE ËSHTË KY PROJEKT?

Raporto është një platformë e ndërtuar dhe e mirëmbajtur nga Girls Coding Kosova, e përkrahur nga UNDP, UNICEF dhe Inspektorati i Punës. Kjo platformë shërben për raportimin e diskriminimit gjinor në fushën e IT-së. Të gjitha ankesat e marrura, në mënyrë diskrete dhe konfidenciale trajtohen nga Inspektorati i Punës deri në detaje.

Nëse ndaj jush është bërë padrejtësi për shkak të gjinisë suaj prej ndonjë institucioni të lidhur me IT, qoftë institucion publik, qoftë institucion akademik ose edhe kompani private, plotësoni formularin më poshtë dhe ne ju garantojmë që ankesa e juaj do të shkojë në vendin e duhur.